Kontakt
+335 044509613
E-mail
njos@infrastruktura.gov.al
Adresa
QENDRA KRISTAl,TIRANE

Reth Nesh

FUNKSIONET TONA

Hartimi i një plani masash administrative dhe organizative

Për fuqizimin dhe rritjen e frytshmërisë së strukturave të “OSHEE” sh.a., për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve, evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve e të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes dhe në sistemin e matjes së energjisë elektrike.

Bashkërendimi i punës me strukturat e “OSHEE” sh.a. dhe institucionet e tjera shtetërore

Për identifikimin dhe zbatimin e masave në funksion të përmirësimit të nivelit të arkëtimeve të detyrimeve të energjisë elektrike.

Bashkërendimi i punës me strukturat e “OSHEE” sh.a

Për përcaktimin e zonave të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, për të cilat kërkohet ndërhyrje emergjente për zbatimin e masave teknike.

Bashkërendimi i punës me strukturat e Policisë së Shtetit

Për mbështetjen e veprimeve në terren të punonjësve të “OSHEE” sh.a., gjatë ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme dhe ndërprerjeve për shkak të mosekzekutimit të detyrimeve të energjisë elektrike.

Bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit

Për ndjekjen me përparësi të kallëzimeve penale të depozituara nga “OSHEE” sh.a.

Bashkërendimi i punës me Entin Rregullator të Energjisë

Për një program të posaçëm që përgatitet nga “OSHEE” sh.a., ku parashikohet kryerja e investimeve emergjente në funksion të uljes së humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat më problematike.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punës me Entin Rregullator të Energjisë

Për masat e nevojshme rregullatore që duhet të merren për realizimin e funksioneve themelore të Task-Forcës.

VIZIONI YNË

NJ.O.S. synon të jetë një Task-Forcë profesionale dhe e besueshme, që kontribuon për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke fituar në këtë mënyrë besim të plotë tek qytetarët shqiptarë.

Informimi i publikut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me evidentimin e shkeljeve të ndryshme të konsumatorëve dhe të punonjësve të OSHEE sh.a.,

Nxitja e përgjegjshmërisë së konsumatorëve të energjisë elektrike dhe e punonjësve të OSHEE sh.a për të zbatuar ligjin.